Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti takon përfaqësuesin e SHBA-së në OSBE, kërkohet lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vazhduar takimet në Forumin e Prespës në Strugë, ndërsa është takuar me përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Michael Carpenter.

Në njoftim bëhet e ditur se Kurti me ambasadoren amerikane kanë folur për situatën në vend pas rrëmbimit nga forcat serbe të tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se ambasadori Carpenter tha se sundimi i ligjit duhet të mbështetet, derisa theksoi kërkesën për lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre zyrtarëve policorë të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia.

Në lidhje me veprimin agresor të Serbisë, kryeministri Kurti, tha se ky akt është shkelje e Kushtetutës, rendit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe kërkoi që agresioni të dënohet nga faktori ndërkombëtar.

Edhe në këtë takim, i pranishëm ishte ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky