Agjencia Zhurnal.mk.

Kush është “kasapi i Buchas”, që dyshohet se kreu masakër mbi civilët ukrainas?

Një komandant rus që e quajnë “kasapi i Buchas”, po akuzohet se ka kryer krime lufte gjatë kohës së agresionit rus në Ukrainë.

Bëhet fjalë për veteranin e luftës, nënkolonelin rus Azatbek Omurbekovo, komandant i brigadës së 64 të motorizuar i ushtrisë ruse.

Kjo brigadë ka qenë në mënyrë direkte përgjegjëse për okupimin e qytetit ukrainas Bucha në periferi të Kievit, që zgjati deri në momentin kur javën e kaluar trupat ruse filluan të tërhiqen.

Raportet e inteligjencës thonë se ushtarët rusë kanë vrarë në grupe – pra të gjithë meshkujt nën 50-vjeç, duke i detyruar fillimisht të hapin varret apo i detyronin t’i varrosin miqtë.

I tërë qyteti i Buchas, aktualisht është një skenë krimi ku po kryhen hetimet. Në anën tjetër, Kremlini ka mohuar të jetë përgjegjëse për krimet.

Omurbekov është 40-vjeç, kurse në vitin 2014 i është dhënë medalje për punën e kryer. Medalja i ishte dhënë nga zëvendësministri rus i Mbrojtjes.

Ai po akuzohet për organizmin e përdhunimeve, plaçkitjeve dhe vrasjen e qindra civilëve ukrainas. E sipas ligjeve ndërkombëtare, komandanti është përgjegjës nëse nën komandën e tij janë kryer krime nga ana e ushtarëve që ai komandon.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky