Agjencia Zhurnal.mk.

“Kush është ky?”- Modelja rrëfen momentin kur u njoh në plazh me djalin e Jozefina Topallit dhe si e priti familja lidhjen e saj: Planet për dasmë…

“Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, kemi shumë për çfarë të flasim, shumë i dashur, ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai.

Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar shumë më para se sa Genarin, jemi njohur familjarisht. Nuk po ndryshonte diçka, që po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”, tha ajo në një intervistë në “Natë me Aulonën.”

Ajo rrëfeu momentin kur i tha familjarëve se ishte lidhur me Genarin, duke treguar se me vëllain e saj të vogël shkojnë shumë mirë bashkë.

“Nuk kanë pasur ndonjë mendim, në fillim iu thashë jam lidhur. Vëllai i madh është më i qetë, më pyeste si është, çfarë bën pyetje normale. Vëllai i vogël ishte pak më ndryshe ou “kush është ky?”, në fakt vëllai i vogël e ka takuar dhe kanë shkuar shumë mirë bashkë, ia ka mbushur mendjen Genari. Shkojnë shumë mirë të dy me Genarin dhe ia ka dhënë aprovimin. E ka kaluar testin e madh besoj, jemi njohur para 2 vitesh në plazh dhe kemi qëndruar bashkë”, rrëfeu Cindy.

Sa i përket planeve për dasmë dhe të ardhmes së saj mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, u përgjigj: “Jo akoma jo, s’kemi plane për dasmë. Unë mendoj që dua diçka më intime, familja e shoqëria. Kemi kohë dhe mund të ndryshojë plani. Ekziston mundësia për tu rikthyer më në Amerikë, është shtëpia ime, jam lindur e rritur aty. Shqipëria më pëlqen dhe më ka dhënë mundësi, s’dihet se çfarë do ndodhë”.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky