Agjencia Zhurnal.mk.

Kushi: Shqipëria mbështet Agjendën e Ballkanit Perëndimor për Arsimin

Tiranë, 28 Qershor – Në ditën e fundit të Ministerialit të vendeve të Ballkanit Perëndimor disa nga temat që u diskutuan ishin edhe kërkimi shkencor, inovacioni dhe arsimi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një status në rrjete sociale shprehet se sot, së bashku me Komisioneren Mariya Gabriel dhe homologët e saj nga vendet e Ballkanit Perëndimor diskutuan për agjendën e përbashkët në fushën e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

    “Theksuam nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në kuadër të programit “Horizont Evropa”, si dhe ndamë përvojat dhe politikat tona në promovimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, sidomos nëpërmjet partneritetit universitet – biznes,” – shkruan znj. Kushi.

Më tej ajo nënvizon se në fushën e arsimit diskutimi u fokusua në mjedisin e qëndrueshëm dhe integrimin e tij në politikat arsimore, kurrikulat, programet dhe të gjitha proceset mësimore.

Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se Shqipëria u përshtat shumë mirë me kushtet që solli pandemia. Pavarësisht sfidave të mëdha dhe kufizimeve buxhetore, qeveria shqiptare nuk e kufizoi asnjëherë financimin për kërkimin dhe inovacionin.

Përkundrazi, e fuqizoi infrastrukturën e kërkimit dhe kërkimit, me bindjen se mbështetja e bazës sonë kërkimore sot, do t’i mundësojë asaj rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike dhe zhvillimin e vendin nesër.

Kushi theksoi se Shqipëria i qëndron fuqishëm Axhendës së Ballkanit Perëndimor për Inovacionin, Kërkimin Shkencor, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin për rritjen e investimeve dhe solidaritetin e përbashkët, për rimëkëmbjen e ekonomive tona dhe të ardhmen e popujve.

Ajo shprehu mirënjohje për Komisionin Evropian për mbështetjen e dhënë Shqipërisë për Marrëveshjen “Horizont Europa”, nënshkruar në shkurt dhe hyrë në fuqi në maj të këtij viti.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky