Shkup, 25 janar – Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e shfuqizoi Vendimin me të cilin më 18 korrik të vitit 2014 Këshilli i Komunës Qendër e miratoi Planin Detajor Urbanistik për parcelën e qytetit J 07 me lokacionet Kapishtec, Entin për Rehabilitim Mjekësor, Vodno e Vjetër, Vodno e Poshtme, “Malo Kurilo”, “Cveqara”.
“Gjykata ka vlerësuar se Vendimi për PDU-në e Komunës Qendër është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, më saktë me nenin 62 paragrafi 2 të këtij Ligji. Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se nuk është siguruar shumica e nevojshme prej 12 votash “për”, siç parasheh Ligji”, deklaroi pas seancës së sotme zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Bellovska.
Ajo sqaroi se sipas mendimit ligjor të Gjykatës, nga gjithsej 23 anëtarë që numëron Këshilli i Komunës Qendër, të pranishëm kanë qenë 12 anëtarë, prej të cilëve 11 anëtarë kanë votuar “pro” për miratimin e Vendimit për Planin Detajor Urbanistik kanë votuar 11anëtarë, ndërsa një ka qenë kundër.
Kushtetuta në nenin 110, siç tha Bellovska, parashikon që rregulloret duhet të jenë në përputhje me ligjet, gjë që nuk është rast në situatën konkrete.
Sipas Gjykatës me miratimin e atij Vendimi për Planin Detajor Urbanistik në Komunën e Qendrës është shkelur njëra nga vlerat themelore të rendit kushtetues, përkatësisht sundimi i ligjit.
Gjykata Kushtetuese, siç shtoi ajo, e ka marrë vendimin me shumicë votash, gjegjësisht pesë vota “për”, dhe një nga gjykatësit ka dhënë mendim të veçuar.
Iniciator i nismës është Tome Simonovski, qytetar nga Shkupi.