Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare

Shkup, 29 korrik – Në Kuvend për sot janë caktuar vazhdime të dy mbledhjeve plenare – mbledhjes 71 dhe 82.

Në rend dite të mbledhjes së 71-të janë raportet vjetore  të Avokatit të Popullit, si dhe raportet vjetore për punën e Këshillit Gjyqësor, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizimet Publike për vitin 2021.

Gjithashtu, do të debatohet edhe për Propozim ligjin për ndryshime të Ligjit për marrëdhënie pune, si dhe për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtër.

Në këtë mbledhje, siç është bërë e ditur në ueb-faqen e Kuvendit, do të shqyrtohet edhe informacioni për regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut nga viti 2021.

Në rend dite është edhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtër.

Deputetët do të debatojnë edhe për Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për infrastrukturë nacionale në të dhënat hapësinore të shtetit, si dhe Propozimi për kandidat për nënkryetar të Kuvendit, të parashtruar nga disa deputetë.

Mes tjerash, në rend dite të kësaj mbledhje është edhe interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Sonja Mirakovska.

Në rend dite të mbledhjes së 82-të është Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për verën.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky