Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi e miratoi Ligjin për zyrën e kthimit të pronës

Shkup, 13 mars – Kuvendi në seancën e sotme e miratoi Ligjin për zyrën e kthimit të pronës.

Me ligjin e ri, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë, Zyra për kthimin e pronës (ARO), do të ketë kompetencë për marrjen e informacioneve dhe të dhënave për gjetjen dhe identifikimin e të ardhurave dhe pronës tjetër ose përfitimit pronësor në vend ose jashtë vendit lidhur me shtetasin vendas ose rezidentin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, personin pa shtetësi ose të huaj, si dhe për nevojat e procedurës për konfiskim pa përcaktimin e përgjegjësisë penale të rregulluar në përputhje me ligjin, që kanë rrjedhë ose janë të lidhura me vepra penale të përfshira me nenin 6 të këtij ligji.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, me miratimin e tij dhe me funksionimin e Zyrës së kthimit të pronës në përputhje me standardet ndërkombëtare, do të ndërmerren aktivitete të rëndësishme për marrjen e informacioneve dhe të dhënave për gjetjen dhe identifikimin e të ardhurave dhe pronës tjetër ose përfitimit pronësor në vend ose jashtë vendit.

Me Ligjin rregullohet themelimi, kompetencat, struktura organizative dhe financimi i Zyrës së kthimit të pronës, bashkëpunimi me autoritetet dhe institucionet vendase, bashkëpunimi me vendet e huaja dhe baza e integruar elektronike e të dhënave.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky