Shkup, 11 dhjetor – Komisioni kompetent kuvendor e miratoi Propozim Ligjin për marrëdhënie pune dhe dha dritë të gjelbër nga 1 janari 2022 të fillojë zbatimi i vendimit ligjor që e diela të jetë ditë jopune, deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencën e sotme për shtyp.Në emër të LSDM-së, Kuzeska theksoi se qëndrojnë prapa punëtorëve dhe se dëshirojnë t’u mundësojnë punëtorëve të jenë të më të kënaqur dhe më produktivë, por edhe tregu i punës prej të cilëve përfitime do të kenë të gjithë.Kuzeska shtoi se bllokimi i ndryshimeve në Ligj nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta është reflektim i asaj se nuk kujdesen për punëtorët dhe se opozita është kundër rritjes së rrogës minimale.Kërkesa e fundit e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Kuzeska thotë se është nënshkrimi i Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për të punësuarit në sektorin publik dhe K-15 për të gjithë të punësuarit, ndërsa si qeveri socialdemokrate, qëllimi i tyre është të gjithë të punësuarit të trajtohen njejtë dhe prandaj po bëhen përpjekje të sigurohen mjete financiare për regres për pushimin vjetor.Ajo porositi se janë solidarë me sindikatat, punëtorët, ndërsa bashkimi do të sjellë jetë më të mirë dhe standard më të lartë ekonomik për të gjithë qytetarët.