Agjencia Zhurnal.mk.

Kuzeska: Zgjedhjet kaluan në atmosferë korekte dhe demokratike, i presim rezultatet fillestare

Shkup, 24 prill – Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdana Kuzeska sonte në konferencë për media informoi se dita e sotme e zgjedhjeve ka kaluar në atmosferë korekte dhe demokratike, ndërsa qytetarët vullnetin e tyre e kanë shprehur të lirë dhe me dinjitet. 

Ajo theksoi se janë konstatuar vetëm disa shkelje të vogla të procesit të zgjedhjeve të cilat, siç tha, i vlerësojnë si përjashtime. 

“I falënderojmë të gjithë qytetarët të cilët sot dolën dhe e dhanë votën e tyre. E drejta e vendosjes së lirë është përfitimi më i vlefshëm i demokracisë, ndërsa vetëm votimi është akt thelbësor që del nga fuqia e qytetarëve të cilët vendosin për të ardhmen e tyre, dhe për të ardhmen e shtetit”, tha Kuzeska. 

Theksoi se i presin rezultatet në zgjedhje dhe se janë të bindur se qytetarët si sot, ashtu edhe më 8 maj do ta mbështesin të ardhmen evropiane të shtetit. 

Në pyetjen e gazetarëve se nga VMRO-DPMNE tashmë po publikojnë rezultate ku ka dallim të madh në rezultate, Kuzeska theksoi se zgjedhjet presidenciale kanë dy rrethe, informacionet grumbullohen dhe se së shpejti do të dalin me rezultate fillestare.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky