Agjencia Zhurnal.mk.

Ky është raporti hetimor për sulmin në Banjskë, të cilin “BE-ja nuk e pranoi”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe strukturat serbe të sigurisë janë të implikuara në agresionin paraushtarak të Serbisë në Kosovës, sipas raportit preliminar hetimor të Qeverisë së Kosovës rreth ngjarjeve të 24 shtatorit.

Ky raport, të cilin e ka siguruar Paparaci, është përgatitur më 20 tetor të këtij viti, pothuajse një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit

Raporti përshkruan lidhjet e Millan Radojçiqit, kryeterroristit serb, me regjimin e Aleksandar Vuçiqit.

“Siç tregohet në këtë raport, Radoiçiq është thellësisht i ngulitur në strukturën e sigurisë së shtetit të Serbisë, duke filluar nga policia e deri te ushtria dhe shërbimet e inteligjencës në nivele të ndryshme të zinxhirit komandues”, thuhet në raport, raporton Paparaci. “Kjo nuk është e mundur pa dijeninë, pëlqimin dhe mbrojtjen e niveleve më të larta të shtetit serb”.

Sipas raportit të përgatitur nga Qeveria e Kosovës, Vuçiqi ka përgatitur një skenar në të cilin do të “kërkohej ndërhyrja urgjente e Ushtrisë serbe në Kosovë”. Këtë e ka bërë përmes ngritjes së ushtrisë në gatishmërinë më të lartë ushtarake, por edhe duke propaganduar për situatën kinse të vështirë të serbëve në Kosovë.

“Në përgatitje për një skenar të tillë, Vuçiq shpesh përdor fushata të gjuhës së urrejtjes dhe poshtëron situatën e qytetarëve serbë në Kosovë. Ai ka përdorur terma nënçmues për të përshkruar figurat politike në Kosovë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, dhe ka lejuar mediat e tij të përdorin ofendime që kanë objektiv etninë shqiptare”, thuhet në raport.

Raporti përmban edhe dëshmi të organizimit dhe logjistikës së grupit terrorist, të udhëhequr nga Millan Radojçiq.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky