Shkruan, Hasim Murtezani
SHTETI funksionon si SHTËPIA, po qe se aty nuk punohet dhe shikohet vetëm të vidhet, ajo SHTËPI dhe ai SHTET rënohet dhe batiset!
Pra për tu ngritur dhe ecur para, duhet ndalur HAJNIA, VJEDHJA E KORRUPCIONI dhe duhet shtuar puna, ndershmëria, transparenca dhe llogaridhënia!
Slollovenia dhe Kroacia të cilat ishin pjesë e ish federatës Jugosllave, kanë ecur para në drejtim të standardit ekonomik dhe sundimit të ligjit në krahasim me vendin tonë dhe rajonin sepse ashtu kanë vendosur qytetarët e Sllovenisë dhe Kroacisë ditën e zgjedhjeve!
Gënjehen të gjithë ata që mendojnë se BE do jep para dhe ndihmë nga shtetet e tyre në një vend ku investimi apo paratë e tyre do ngelen në dorë të të korruptuarëve, që s’kan lën gjë pa vjedhur dhe forma pa provuar për të aritur deri tek pasuria e paligjshme!
Ky vend mund të bëhet vetëm duke u kthyer tek puna, duke u kthyer tek ligji, duke u kthyer tek meritokracia!
Shteti ka para nëse ata nuk vidhen, nëse ata nuk keqpërdoren!
Vendin tonë dhe shtetin tonë mund ta ndryshojmë vetëm ne, s’ka nga kush presim të na e sjellë ndryshimin, ndryshimi jemi vet NE!
Kushdo që i ik përgjegjësisë duke krijuar perceptime të gabuara se e keqja apo e mira varen nga të tjerët dhe jo nga NE gënjen.
Ky vend bëhet si çdo vend tjetër që është bërë nëse ne bashkarishtë punojmë për ta bërë.