Agjencia Zhurnal.mk.

Kyçyk: Më e mira për RMV-në dhe Bullgarinë është propozimi francez

Shkup, 4 korrik – Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçyk konsideron se propozimi francez është gjëja më e mirë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund ta arrijnë. Në shekullin 21, thekson ai, identiteti nuk mund askujt t’i merret, ndërsa mënyra më e mirë që të mbrohet dhe ruhet është që të jetë brenda Bashkimit Evropian, ku të gjithë janë të barabartë.

“Deri tek të gjithë miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut, do të doja t’i njoftoj se propozimi francez është më i mirë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund ta arrijnë dhe do të doja t’ju siguroj se në shekullin 21 askujt nuk mund t’i merret identiteti. Mënyra më e mirë që të mbrohet dhe ruhet është brenda në BE ku të gjithë jemi të barabartë”, ka shkruar në Tuiter, Kyçyk, i cili është edhe lideri i Liberalëve evropianë, përfaqësues i partisë bullgare DPS

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky