Agjencia Zhurnal.mk.

Kylie Jenner bën daljen e parë publike në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës së dytë – befason me linjat trupore

Me një të porsalindur në shtëpi, Kylie Jenner ka anashkaluar pjesën më të madhe të rrugës promovuese të shfaqjes së re të familjes së saj, “The Kardashians”.

Por, mogulja e grimit ka mahnitur me paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës në premierën e shfaqjes “Hulu”, në Goya Studios në Los Angeles të enjten mbrëma.

Motra më e vogël e familjes mbërriti më vonë se yjet e tjerë të spektaklit, duke bërë që të jetë në qendër të vëmendjes me një fustan lëkurë të ngushtë, i cili tregonte fizikun e saj të tonifikuar.

Kylie Jenner (Foto: MEGA)

Kylie, 24-vjeçe, pozoi para kamerës me fustanin e bardhë, që paraqiste një dekolte të prerë të stolisur me lule.

Kjo njëherësh ishte dalja e parë në tapetin e kuq për Kylie që nga lindja e fëmijës së saj të dytë, një djalë i cili lindi më 2 shkurt 2022.

Kylie Jenner (Foto: MEGA)

Kylie dhe partneri i saj, reperi Travis Scott, gjithashtu prindër të vajzës Stormi, katër vjeçe, kanë qenë më të distancuar në këtë periudhë, me mungesën e paraqitjeve të tyre publike gjithashtu pas tragjedisë së koncertit të “Astroworld”, ku mbetën të vdekur dhjetë persona.https://f0d96593968fb7a9f49b5240ab54096d.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Djali i Kylie dhe Travis quhej Wolf, por që atëherë ata kanë vendosur ta ndryshojnë atë dhe nuk kanë zgjedhur ende të publikojnë emrin e ri. 

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky