Agjencia Zhurnal.mk.

Lamine Yamal nuk është lojtari më i ri ndonjëherë që ka startuar në El Clasico – rekordi i 1941 vazhdon të qëndrojë

Lamine Yamal startoi mbrëmë në Santiago Bernabeu për Barcelonën në ndeshjen e javë së 32-të në La Liga.

Real Madridi triumfoi 3-2 në El; Clasico, për të mbyllur garën për titull, pasi tani janë 11 pikë larg vendit të dytë, e që janë pikërisht katalunasit.

Yamal është 16 vjeç e 283 ditë dhe është lojtari i dytë më i ri që ka startuar në El Clasico. Por, kush është më i riu atëherë, mund të pyesni.

Është Vicenc Martinez, një mbrojtës i krahut që filloi El Clasicon e tij të parë (dhe të vetme) në moshën 16 vjeç e 280 ditë.

Në tetor të vitit të kaluar, Lamine theu rekordin e Vicencut duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur – por jo që ka filluar – në El Clasico.

Çuditërisht, Martinez arriti vetëm shtatë paraqitje për Barcelonën. Mirëpo, emri i tij ka mbetur në librat e historisë së klubit për gati një shekull – ai vendosi rekordin e tij si titullari më i ri në El Clasico në 1941.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky