Agjencia Zhurnal.mk.

Lansohet me sukses raketa e SpaceX e cilësuar si më e fuqishmja në botë

Starship i SpaceX me sukses është nisur në fluturimin e tretë testues.

Raketa është ndarë nga përforcuesi Super Heavy dhe ka filluar të fluturojë në një lartësi prej mbi 200 mijë metra.

Ky llogaritet të jetë fluturimi më i suksesshëm testues i anijes kozmike deri më tani, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Starship është raketa më e madhe dhe më e fuqishme në botë me një lartësi prej afro 120 metrash, e cila ka për qëllim të transportojë astronautët në Hënë këtë dekadë. Është anije aq e madhe sa SpaceX thotë se “do të jetë në gjendje të mbajë deri në 100 njerëz në fluturime ndërplanetare”.

Por, CEO i SpaceX, Elon Musk, dëshiron që me Starship të fluturojë edhe drejt Marsit.

Mirëpo, raketa duhet të kryejë qindra misione pa ekuipazh përpara se të transportojë njerëzit e saj të parë.

Anijes Starship po i jep rol qendror edhe NASA me programin e saj Artemis i cili synon zbarkimin e astronautëve në Hënë pas më shumë se 50 viteve.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky