Agjencia Zhurnal.mk.

Lazarov: Kontrata e energjisë elektrike me Bullgarinë është në finalizim, që nga janari është rritur fluksi i gazit natyror

Shkup, 7 dhjetor – Kontrata për energji elektrike me Bullgarinë është në finalizim dhe pritet të realizohet sa më shpejt, ndërsa nga janari përmes interkonektorit në Zhidilovo do të ketë rritje të qarkullimit të gazit natyror nga Azerbajxhani ose Aleksandropulos, tha sot kryetari i Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare, Kire Lazarov.

Në deklaratë për media, Lazarov tha se ka indikacione serioze se do të realizohet marrëveshja për qarkullim të vazhdueshëm prej 200 megavatësh të energjisë elektrike nga Bullgaria. Problemi që nuk është finalizuar deri më tani, siç tregoi ai, është tek ne sepse transformatorët tanë nuk mund të përballojnë.

“Kontrata për dërgimin e 200 megavat rrymë konstante të energjisë elektrike nga Bullgaria është në finalizim dhe në nevojën më të madhe kemi indikacione serioze se do të realizohet. Problemi është tek ne sepse transformatorët tanë nuk mund të përballojnë dhe për këtë arsye po blihet një transformator për REK Manastir, tha Lazarov.

Në fushën e furnizimit me gaz natyror, Lazarov thotë se nga 1 janari, përmes interkonjektorit në Zhidilovo, do të marrim 30 për qind më shumë se kapaciteti që ofron aktualisht Gazpromi rus.4

“Për lidhjen e gazit midis Qustendilit dhe Shkupit përmes të cilit transmetohet gazi rus dhe që është 100 për qind i dhënë me qira nga Gazprom për 20 vitet e ardhshme, është gjetur një mënyrë për të lëshuar rreth 30 për qind më shumë gaz sesa kapaciteti rus që jepet me qira përmes rritjes së presionit në atë tub. Me këtë rritje të presionit do të mundësohet një qarkullim më i madh i gazit pa cenuar interesat ruse, thotë Lazarov.

Sipas tij, nga këto dy projekte me Bullgarinë do të përfitojë vendi dhe gazi natyror nuk do të jetë me vlerë më të vogël.

“Molekula e gazit njeh vlerë kalorifike, nuk njeh nëse është rus, azerbajxhanas apo ndonjë gaz tjetër. Mund të shihni se sa kalori mund të nxirren nga një molekulë gazi, tha Lazarov.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky