Agjencia Zhurnal.mk.

LD: Skandal i radhës nga BDI, diskriminon fëmijët shqiptarë me bllok-dotacionet për shkollat

Shkup, 22 dhjetor – Lëvizja Demokratike (LD) ka kritikuar ashpër BDI-në për siç shprehen nga ky subjekt, diskriminim të fëmijëve shqiptarë, të ndërlidhura me bllok-dotacionet për shkollat.

Nga LD thonë se në vend se ndarja e mjeteve të bëhet ashtu siç e kërkon realiteti, BDI i diskriminon nxënësit shqiptarë pikërisht në komunat shqiptare.

“Te ndarja e mjeteve për kokë të nxënësve kemi këtë pasqyrë: Në Vevçan për kokë nxënësi janë ndarë 138 mijë denarë, në Llozovë 153 mijë, Çeshinovo Obleshevo 179 mijë, Staro Nagoriçani 231 mijë, Novo Sellë 267 mijë denarë, kurse në Studeniçan 53 mijë denarë, Çairi 62 mijë dhe Tetovë 72 mijë denarë. Kjo ndarje vërtet nuk do koment, aq me tepër kur dihet se si ministri i Arsimit, ashtu edhe zëvendësi i tij janë shqiptarë dhe e njohin fare mirë realitetin, por edhe problemet e nevojat e arsimit shqip”, thuhet në njoftimin e LD-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky