Leonardo DiCaprio dhe Teyana Taylor u panë shumë të afërt në një festë para Oscars.
Aktori 49-vjeçar u fotografua me yllin e “Coming 2 America”, 33 vjeçe, ndërsa merrte pjesë në festën e WME të organizuar në Beverly Hills, Kaliforni, të premten.
Një video nga ajo natë tregoi DiCaprio duke vendosur dorën e tij në pjesën e poshtme të shpinës së Taylor-it, gjersa ajo u përkul për t’i pëshpëritur diçka në vesh.
Në një tjetër klip, Taylor buzëqeshi ndërkohë që mbështillte krahët rreth qafës së yllit të “Titanic” dhe luante me flokët e tij.
Megjithatë, një burim i tha TMZ se dyshja – e cila aktualisht është duke punuar së bashku në një film të ri të Paul Thomas Anderson, pa emër – nuk po takohen dhe nuk ka asgjë romantike mes tyre.
Burimi më tej tha se aktori i famshëm është në një lidhje me dikë tjetër.
Në shtator, u raportua se ylli i “Departed” ishte në lidhje me modelen Vittoria Ceretti, 25 vjeçe.
DiCaprio ishte më parë në një lidhje me Camila Morrone për katër vjet përpara se të ndaheshin në 2022.