Shkup, 28 dhjetor – Në një zhvillim të fundvitit, Lidhja Europiane për Ndryshim (LEN) thonë se, parti në pushtet në një shtet shqiptar, ka shqetësuar opinionin me një tender të diskutueshëm prej 4 milionë euro për furnizimin me aparate VLT. Ndërsa BDI tenton të mbulojë këtë zhvillim me ndryshimet në strukturën e kryeministrit, media serbe raporton lidhje të dyshimta me kompani të Beogradit, të cilat dyshohet se janë pjesë e strukturave kriminale të nëntokës serbe.
“Kompania ‘Novo VLT’, që është në pronësi të Lotarisë Shtetërore, ku anëtarë të Bordit janë Përparim Bajrami, Omer Bunjaku dhe Artin Spahiu, të gjithë të BDI-së, ka firmosur një kontratë në vlerë prej 3.700.000 euro me kompaninë ‘HTL Makedonija’ me pronarë nga Beogradi, ndërsa përmbajtja e kësaj kontrate është për furnizimin me 462 aparate VLT për shkatërrimin e familjes dhe të jetës së qytetarëve tanë. Për informacion të opinionit, një vit më parë, kur Lotarinë Shtetërore e drejtonte një drejtor i një partie tjetër, për 500 aparate VLT është paguar 2 milionë euro, pra dyfish më pak se tani”, thuhet në deklartaën e LEN.
Në një deklaratë publike, LEN e pyesin publikisht Artan Grubi dhe Përparim Bajramin, anëtrët të BDI-së, në lidhje me rolin e tij në këtë kontratë dhe përdorimin e parave të lokalit “Lafayette Cabaret Club” në Beograd. Ato gjithashtu, bënë thirrje ndaj BDI për të sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me bashkëpunimin me struktura kriminale serbe dhe mungesën e mbrojtjes së integritetit territorial të Kosovës.




