Shkup, 8 maj – Gjykata e Apelit Shkup sot do të mbajë seancë publike për lëndën penale e njohur në opinion si “TNT-rrënimi i KOSMOS-it”.
Më 20 maj të vitit të kaluar, Gjykata penale Shkup, të akuzuarin e parë në rastin “TNT” Nikolla Gruevski (në arrati), e shpalli fajtor dhe e dënoi me nëntë vite burg, ndërsa me tre vite burg ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, Ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski gjithashtu është shpallur fajtor dhe u dënua me katër vite. Dënim të njejtë prej katër viteve iu shpall edhe të akuzuarës Elizabeta Najdovska.
Seanca e parë për këtë rast u mbajt më 24 janat të vitit 2028. Gjykimin për këtë rast e zhvilloi gjykatësi Ofnen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës prokurori publik Burim Rrustemi.
Sipas aktakuzës parashtruar nga ish-PSP, në periudhën kohore prej 01.04.2011 deri në fund të vitit 2012 në Shkup, i akuzuari Nikolla Gruevski, në cilësinë e kryeministrit dhe i akuzuari Mile Janakieski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, bashkarish, me qëllim që t’i hakmerren të dëmtuarit Fiat Canoski për vendimin e tij politik i cili si kryetar i partisë politike PAE, e braktisi koalicionin me partinë politike VMRO-DPMNE dhe bëri koalicion me partinë opozitare LSDM, duke e shfrytëzuar fuqinë e tyre reale me paramendim e nxitën të akuzuarin Toni Trajkovski, kryetar i atëhershëm i komunës Gazi Babë, të kryejë vepër penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe ai ta shfrytëzojë pozitën e tij zyrtare dhe në mënyr[ joligjore ta rrënojë objektin banesor-afarist Kosmos që ishte ndërtuar nga i dëmtuari-investuesi i dëmtuar Fiat Canoski.




