Agjencia Zhurnal.mk.

Lëndimet në punë: Traktorët dhe skelet, më të rrezikshme

Nga Shoqata për mbrojtje në punë thotë se si shteti nuk kemi të dhëna për aksidente në punë, aksidente në punë me pasoja fatale dhe sëmundjet profesionale. Andaj shtojnë se kemi dështuar në zbatimin e obligimit ligjor të çdo punëdhënësi dhe të shtetit për t’u kujdesur për qytetarët e vet

Me vite në vend mungojnë të dhënat e plota për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës që dallohen nga institucioni në institucion. Andaj edhe mungojnë të dhënat të rëndësishme dhe përmbajtësore për lëndimet në vendin e punës. Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje nga puna, të dhënat e saja po i grumbullon nga mediat. Me fjalë të tjera mungon një metodologjie të vetme për këtë qëllim, për këtë shkak , analizat e Shoqatës për Mbrojtje në Punë, bazohen kryesisht në të raportimet e mediave të ndryshme, ndërsa nga ana tjetër, institucionet e tjera përdorin metodologji të tjera të grumbullimit të të dhënave.

Petar Naumovski nga Shoqata për mbrojtje në punë thotë se si shteti nuk kemi të dhëna për aksidente në punë, aksidente në punë me pasoja fatale dhe sëmundjet profesionale. Këto janë tri postulatet që thonë se ne kemi dështuar në zbatimin e obligimit ligjor të çdo punëdhënësi dhe të shtetit për t’u kujdesur për qytetarët e tij, shton Naumovski.

Ai thekson se vendi deri më tani nuk ka analizuar asnjë aksident në vendin e punës për të lokalizuar shkaqet, që të mos ketë përsëritje dhe për të përmirësuar sigurinë, gjë që, sipas Naumovskit në vetvete adreson edhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore, duke filluar nga Ministria e Punës. dhe Politika Sociale si politikëbërëse. “Ilaçi i vërtetë është se çdo aksident mund të parandalohet. Ndërtimi është një nga vrasësit e punëtorit në Maqedoni, por bujqësia është vrasësi numër një. Vazhdimisht vërejmë se një numër i madh i industrive në vendin tonë nuk janë në radar, si transporti, bujqësia dhe të gjitha kë to , le të themi, industritë atipike që janë nën juridiksionin e inspektimeve të tjera”, shtoi Naumovski.

Njëherësh një nga arsyet për të dhënat e ndryshme në dispozicion të institucioneve, sipas Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje në punë, është edhe fakti se inspektimet kryhen nga shërbime të ndryshme inspektuese.

Në miniera, aksidentet hetohen nga një inspektor minerar. Inspeksioni për Siguri në Punë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk kryen inspektime dhe nuk mban evidencë për aksidentet që kanë të bëjnë me punëtorët në komunikacion, në polici, në sektorin e mbrojtjes dhe aksidentet që ndodhin gjatë kryerjes së aktiviteteve në amvisëri. Për shkak të kësaj, ekziston mundësia e dallimit në numrin e aksidenteve që mbahen nga institucione të ndryshme, thekson analiza e Shoqatës së Maqedonisë për siguri në punë.

Sipas të dhënave që disponon kjo shoqatë, vitin e kaluar janë regjistruar 169 aksidente në vendin e punës, 22 prej të cilave me pasoja fatale. Kjo shifër, siç theksohet nga shoqata, në masë të madhe nuk pasqyron numrin e vërtetë të aksidenteve të rënda në punë.

Nga Inspektorati Shtetëror i Punës, bëjnë të ditur se vitin e kaluar inspektorët e tyre kanë inspektuar 1766 lëndime në punë, 15 lëndime kolektive dhe 12 lëndime me pasoja fatale. “Inspektorët shtetërorë të punës kanë nxjerrë gjithsej 236 vendime për mangësi me paralajmërim, 2179 vendime për mangësi me urdhër dhe 45 vendime për ndalim. Janë lëshuar edhe 104 urdhërpagesa për kundërvajtje dhe janë dorëzuar 12 kërkesa për fillim të procedurës për kundërvajtje dhe 9 kërkesa për fillim të procedurës penale”, thonë nga Inspektorati i Punës.

Nga Shoqata për mbrojtje në punë thonë se nëse sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, në vendet e varfra shkon për dëmshpërblim të lëndimeve, atëherë humbjet direkte që ka Maqedonia janë mbi 400 milionë euro. Kjo është një shifër marramendëse, të cilën ekonomia jonë e brishtë nuk guxon dhe nuk mund ta përballojë.

Raporti i Shoqatës tregon se numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur në Industrinë Përpunuese (59), pasuar nga Administrata Publike dhe Mbrojtja me 27 aksidente në punë dhe Ndërtimtaria me 14. Numri më i madh i aksidenteve me pasojë vdekjen janë regjistruar në aktivitetet e familjeve si punëdhënës ( 8), ndërtimi (6) dhe industria përpunuese (3). Aktivitetet e familjeve si punëdhënës përfshijnë kryesisht punën bujqësore. Në këtë aktivitet numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur me traktor.

Në ndërkohë, përvojat evropiane tregojnë se parandalimi ndaj problemeve të sigurisë dhe të shëndetit në punë, paraqet çelësin e suksesit për një ambient të shëndoshë pune. Një model të tillë përpiqen ta ndjekin edhe Maqedonia dhe shtetet e rajonit. Në praktikë, kjo do të thotë që të analizohen proceset e punës për të identifikuar rreziqet afatgjata dhe afatshkurtra, dhe më pas të veprohet për ti shmangur ose për ti zbutur ato sa më shumë të jetë e mundur, thonë profesionistët e kësaj fushe.

Profesionistët e mbrojtjes së punës thonë se mjedisi në punë dhe teknologjia prodhuese duhet të projektohen në mënyrë që rreziqet për shëndetin të evidentohen ose minimizohen në minimum. Gjithashtu, punëtorët duhet të njohin rreziqet në vendin e punës, të trajtohen, edukohen, ndërgjegjësohen që të sillen në mënyrë të sigurt e të përdorin pajisjet mbrojtëse personale në punë. (koha.mk)

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky