Agjencia Zhurnal.mk.

Lenin Jovanovski dorëhiqet nga kryesimi i protestave por autobusët nuk tërhiqen

Shkup, 7 dhjetor – Drejtori i “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski deklaroi sot se plotësisht tërhiqet nga kryesimi i protestës së transportuesve privatë në qytetin e Shkupit, për siç tha, të mos keqpërdoret emri i tij ndërsa bllokadat mbeten edhe më tutje. Në lidhje me shpalljen e re publike nga ana e Qytetit të Shkupit, ai tha se askush nga transportuesit e pranishëm në protestë të cilët deri më tani e kryenin veprimtarinë e tyre nuk ka për qëllim të paraqitet, nëse borxhi nuk shlyhet.

“Nëse fillimisht problemi ishte mos pagesa e borxhit të NQP-së për transportuesit privatë, pas kësaj kishim problem tjetër shtesë – me marrjen e lejeve iu mor edhe e drejta transportuesve të marrin pjesë në transportin publik. Tani kemi edhe problem ekzistencial”, deklaroi Jovanovski.

Në lidhje me shpalljen e re të shpallur nga Qyteti i Shkupit, Jovanovski konsideron se nuk është i saktë informacioni i sekretarit se për të njëjtën ka pasur interesim të madh.

“Shpallja nuk mund të bëhet ashtu siç dëshiron dikush, por duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Pra, është rishikuar ideja e kryetares, e cila u njoftua se transportuesit do të mund të konkurrojnë individualisht, dhe tani është publikuar shpallje në të cilin është publikuar një pako e linjave, siç njoftohet nr. 20 dhe nr. 22”, shtoi Jovanovski.

Ai është i vendosur se nga të gjithë transportuesit të cilët deri më tani e kryenin këtë veprimtari, askush nuk ka për qëllim të paraqitet në atë shpallje, nëse borxhi nuk shlyhet.

Ai gjithashtu potencoi se do të tërhiqet nga roli i tij që ta kryesojë protestën, që të mos përmendet emri i tij për qëllime politike.

“Gjatë ditëve të kaluara emri im është përmendur gjithnjë e më shumë si problem kyç dhe justifikim për struktura të caktuara politike dhe grupe interesi që fokusohen tek unë si person dhe tek ‘Sloboda Prevoz’ dhe për disa interesa biznesi apo personale. Nga sot do të tërhiqem plotësisht nga roli im në këto protesta për të ndihmuar dhe për të mos qenë arsyetim as unë, e as ‘Slloboda Prevo’ për mos zgjidhjen e këtij problemi”, tha Jovanovski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky