Se shqiptarët janë popull që kudo që jetojnë tregojnë se janë të zotë, tashmë është dëshmuar.
E, listës së emrave të suksesshëm në botë, po i shtohet edhe ai Leonard Kastratit.
Ai ka marrë pjesë në klipin e grupit norvegjez Roc Boyz, të këngës ‘Sett deg ned’, ku ka dhuruar spektakël me aktrimin e tij, mjaft profesional.
Leonardi njihet edhe për trupin e tij dhe tatuazhet që ka, me motive shqiptare.
Në fakt, kosovari është në nisjen e karrierës së tij si aktorë profesionist dhe së shpejti do e shohim me projekte të reja.