Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron protesta: Deputetët nesër ta miratojnë Ligjin për lojërat e fatit

Shkup, 6 shkurt – Lëvizja Anti-bixhoz ka paralajmëruar protesta nëse nuk miratohet propozim-ligji për lojërat e fatit, i cili parasheh që bastoret dhe kazinotë të jenë 500 metra larg objekteve shkollore dhe qendrave të qytetit.

Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti-bixhoz theksoi se edhe pse propozim-ligji nuk e përmban kërkesat e tyre, është nismë e mirë për mbylljen e plotë të lojërave të fatit.

“Lëvizja Anti bixhor prej ditës së parë ua kemi bërë me dije që ky ligj nuk i plotëson kërkesat tona, pasi kërkesa jonë është për mbyllje të plotë të lojërave të fatit.

Ne iu bëjmë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë ligj, pasi është nismë e cila fillon me largim prej 500 metrave të lojërave të fatit dhe do të përfundojë me mbyllje të plotë të tyre”, tha Emërllahu.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky