Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja Besa pranon propozimin francez, por kërkon në Kushtetutë të zyrtarizohet gjuha shqipe

Shkup, 4 korrik – Lëvizja Besa ka bërë të ditur qëndrimin e saj lidhur me propozimin francez, duke njoftuar opinionin publik se për ta, e njejta është e pranueshme, informon Zhurnal.

Ata konsiderojnë se duhet të fillojnë bisedimet me Bashkimin Evropian sa më shpejtë të jetë e mundur, e për këtë shkak ata janë PRO propozimit francez.

Mirëpo, si kërkesë nga Lëvizja Besa është se pasi që vetëm se duhet me patjetër të hapet Kushtetuta e vendit, nga kjo parti kërkojnë që terminologjia “gjuha që flasin mbi 20 e popullsisë”, të zëvendësohet me “gjuha shqipe”.

Nga Lëvizja Besa shfrytëzojnë rastin që të kërkojnë edhe një herë zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tyre, kjo Qeveri nuk ka kredibilitet për të qeverisur me vendin./Zhurnal.mk

“Lëvizja BESA është duke përcjellë me vëmendje situatën aktuale politike në vend dhe sidomos në drejtim të zhbllokimit të procesit euro-integrues të vendit pas propozimit francez. Edhe njëherë rikonfirmojmë pozicionin e Lëvizjes BESA se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është opcioni i vetëm pa alternativë tjetër për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja BESA është informuar nga ana e Qeverisë rreth propozimit francez dhe konform vendimeve partiake Lëvizja BESA edhe njëherë konfirmon se do pranojmë çdo propozim që hap rrugën e integrimit në BE dhe që i njejti nuk do cenonte interesat e shqiptarëve në vend.

Poashtu pasi që propozimi francez në vete implikon ndryshime kushtetuese, ne për të dëshmuar konzistencën politike nga hapja e fundit e kushtetutës do kërkojmë që të korigjojnë në kushtetutë terminologjinë “gjuha që flasin mbi 20% e popullatës” të zavendësohet me termin “gjuha shqipe”.

Edhe njëherë potencojmë se qeveria ska kapacitet, kredibilitet dhe as legjitimitet që të qeverise me vendin, prandaj ripërsëritim kërkesën tonë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend”

Lëvizja BESA

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky