Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja BESA: Raporti i “Transparens Interneshënëll” nxori në shesh paaftësinë e pushtetit për të luftuar korrupsionin

Shkup, 1 shkurt – Raporti i “Transparens Interneshënëll”, mbi indeksin e korrupsionit edhe njëherë ky raport ishte mjaft shqetësues për Maqedoninë e Veriut, duke u radhitur në vendin e 85 në botë për luftim të korrupsionit nga 180 vende sa janë gjithsej. Sipas raportit, Maqedonia e Veriut shumë ngadalë po bën hapa në luftimin e korrupsionit në të gjitha sferat. Edhe pse Qeveria e vendit dikur mburrej me këto shifra, tani as nuk e komenton fare, duke pranuar në heshtje dështimin e saj për depolitizimin e institucioneve, luftimin e korrupsionit, administrate më efikase si dhe gjyqësor të pavarur.

Lëvizja BESA ngrit shqetësimin e saj se mungon vullneti për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe se ne si shtet akoma përballemi me ndërhyrje politike në gjyqësor si dhe vjedhje në çdo institucion shtetëror. Edhe pse Qeveria çdoherë ka proklamuar se për të t’u anëtarësuar në BE duhet të luftohen fenomenet negative, sipas raportit tregohet se në këtë drejtim janë bërë shumë pak lëvizje dhe se anëtarësimi i vendit, përmbushja e gjitha reformave është detyra kryesore e një vendi që pretendon në të ardhmen të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Lëvizja BESA

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky