Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja BESA: Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim

Shkup, 30 nëntor – Qeveria aktuale korruptive BDI/LSDM ka caktuar vendorganizimin e këtij evenimenti pikërisht në sallën “Boris Trajkovski” ku para tre muajve u bë larja e parave korruptive në vlerë prej 1.8 milion eurove nga ana e kompanisë donatore të BDI-së e njohur si EUROVIA, e cila në rrethana krejtësisht të dyshimta dhe jo transparente e fitoi tenderin në fjalë! 

Lëvizja BESA ngrit zërin dhe njoftoi edhe përfaqësuesit e OSBE-së për rastin në fjalë, sepse pikërishtë aty ku kjo QEVERI KORRUPTIVE BDI/ LSDM ju ka caktuar pritje për gosti, pikërishtë ajo sallë është modifikuar me para të taksapaguesëve të vendit tonë e që për ironi të fatit atë tenderin e fitoi kompania mike e BDI-s.

Po ashtu, fiks tre luaj më parë, e informuam edhe opinionin se tenderin dyshues korruptiv prej 1.8 milion eurove për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski” për Samiti i Ministrave të OSBE e fitoi biznes kompania klanore e BDI! 

 I bëjm thirrje OSBE që të interesohet si organizatë serioze europiane, e që ka kontribuar me dekada në vendin tonë se me çfarë mjetesh finansiare u bë zbukurimi i asaj salle, sa ka kushtuar ajo sallë dhe si është e mundur që pikërishtë biznes lobi i BDI-së e fitoi tenderin e caktuar.

 Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente që të sqarohen dhe deklarohen se a kanë shprehur interesim dhe hetim për aferën e këtill korruptive duke filluar nga Prokuroria Publike, Komisioni për Anti Korrupsion dhe Revizioni Shtetëror, për t’u zbardhur e vërteta se si pikërisht nga gjithë kompanitë aplikuese në tender, u arrit që tenderin prej 1.8 milion eurove ta fitojë kompania donatore e BDI-së.  

Institucionet përgjegjëse janë të obliguara urgjentisht dhe seriozisht të veprojnë për të ndriçuar rastit pa u ndikuar nga presionet politike që e vërteta e këtij mega tenderi dyshues dhe simptomatik që përmban elemente të një afere korruptive të sqarohet në tërësi!

Nëse ky krim heshtet tani, së shpejti do të vijë dita kur dikush tjetër do e zbardhë, por atëherë do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë ngjyer duart në krim. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky