Shkup, 10 dhjetor – Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoni të Veriut sot do të jetë nikoqire ne Grupit të punës 5 – Mjedisi jetësor (Kapitulli 27), e cila do ta mbajë sesionin e tretë në temën “Mbeturinat – ndotëse apo resurse? Si deri te implementimi më i madh i ligjit të ri për menaxhim me mbeturinat”, në organizim të Lëvizjes evropiane.
Siç informojnë nga LERM, fjalime hyrëse në temë do të kenë zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklievska dhe krxetarja e Qendrës për ndryshime klimatike nga Shkupi, Bojana Stanojevska-Pecurovska.
Në debatin onlajn do të kyçen ekspertë nga vendi dhe nga Sllovakia për mjedisin jetësor, konsultantë, profesorë, hulumtues, ekologjistë, si dhe përfaqësues të organizatave qytetare, komunitetit afarist dhe të inspektorateve.
Projekti “Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoni të Veriut” është platformë për përfshirje të sektorit qytetar në debate për tema të lidhura me procesin e integrimit evropian, me qëllim që të përgatiten të gjitha kapacitetet e shtetit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në. Projekti është financuar nga USAID dhe Agjencia sllovake për zhvillim.




