Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja “ZNAM” ka shpallur kandidaturat për deputetë në të gjitha zonat zgjedhore

Shkup, 31 mars – Edhe Lëvizja “ZNAM” ka shpallur kandidaturat për deputetë në të gjitha zonat zgjedhore. Partia e Maksim Dimitrievskit publikoi listat me nga 20 kandidatë, për çdo njësi zgjedhore Zëdhënësi i partisë “ZNAM” tha se janë përzgjedhur kandidatë të rinj dhe të pa njollosur në karrierën politike, për të cilët presin besimin me vota nga qytetarët.

“Për dallim nga ne, LSDM dhe VMRO DPMNE, të cilët në shumicën e rasteve i kanë zgjedhur deputetët e deritanishëm së dhe nuk kanë ofruar asgjë të re në kuadrin profesional. Për Maqedoninë tonë, në listat për deputetë kandidon me njerëzit, të cilët janë të rinj në politikë, profesionistë në fushat e tyre që punojnë, me autoritet dhe të njohur në rrethet e tyre, të ndershëm, me karakter dhe vlera të vërteta, por edhe njerëz që tani më kanë përvojë politike dhe janë faqebardhë. Besojmë që qytetarët e Maqedonisë do ta njohin dallimin në cilësinë e kandidatëve për deputetë dhe besimin do të ja japin Lëvizjes ‘ZNAM’ për Maqedoninë tonë”, tha Nikolla Memov, Zëdhënës i Lëvizjes “ZNAM”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky