Agjencia Zhurnal.mk.

Lexus do të prezantojë një koncept të versionit elektrik me një gamë 800 kilometra

Lexus, marka luksoze në pronësi të Toyota-s do të prezantojë një automjet koncept në panairin e automjeteve Japan Mobility Show muajin e ardhshëm. Kjo do të parashikojë gjeneratën e ardhshme të veturave elektrike të kompanisë, që do të adaptojë një strukturë modulare të trupit, si dhe një bateri të përditësuar që thuhet se do të ofrojë një gamë gati 800 kilometra me një karikim të plotë.

Marka japoneze e cila aktualisht prodhon vetëm një EV në formën e modelit RZ, thotë se i pari nga automjetet e tij tërësisht elektrik të gjeneratës së ardhshme do të debutojë në vitin 2026 dhe do të përfitojë nga një metodë prodhimi e ndryshuar në mënyrë drastike dhe me një platformë softuerike plotësisht të rinovuar, derisa po ecën përpara me planin e saj për t’u bërë neutral ndaj karbonit, transmeton Telegrafi.

Brendi japonez nuk ofroi asnjë detaj tjetër në lidhje me konceptin e saj të ardhshëm.

Megjithatë, lajmet vijnë vetëm një ditë pasi kompania mëm Toyota prezantoi strukturën e saj modulare për automjetet elektrike dhe më pak se një javë pas njoftimit se makinat me bateri litium-jon të vitit 2026 do të kenë një gamë maksimale rreth 800 kilometra me një karikim të plotë; të gjitha derisa kushtojnë rreth 20 për qind më pak se paketat e bëra për Toyota bZ4X e cila lëviz në të njëjtën platformë si modeli Lexus RZ. 

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky