Agjencia Zhurnal.mk.

Liderët shqiptarë në RMV sikur me qenë armiq, nuk ulen në tavolinë pa ndërmjetësues!

Shkup, 9 janar – Takimet e politikanëve shqiptarë në tryezat që thirren nga politikanët maqedonas janë kryesisht pa hezitim, madje mezi presin për takime të tilla. Ndërkaq, kur njëri prej politikanëve shqiptarë bënë ftesë për takim të liderëve shqiptarë ka refuzime e arsyetime banale për mos pjesëmarrje. Por, përveç politikanëve maqedonas është i çuditshëm fakti se pozitivisht në takime i përgjigjen edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rames, kjo mbase krijon dilema për afërsinë e Rames me politikanët maqedonas që ia ka “vjedhur” formulën e tërheqjes së politikanëve shqiptarë në takime. Me vrap në takim te Kovaçevski dhe Rama në Tiranë, ndërkaq kur kryetari i Lëvizjes Besa thirri një takim të përbashkët mes politikanëve shqiptarë që në mënyrë të unifikuar të vendosin kushtëzim që të votojnë për ndryshimet kushtetuese vetëm në rast se hiqet edhe 20 për qindëshi për gjuhën shqipe. Nga ASH thanë që nuk do të marrin pjesë pasi do të akuzohen për platformën 2 të Tiranës, ndërkaq nga BDI thanë që është i panevojshëm një takim i tillë, nga Alternativa kanë refuzuar pa u menduar dy herë për shkak të plagëve të vjetra. Pra, liderët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ulën në tryezë vetëm në dy raste kur ftohen nga maqedonasit dhe nga Edi Rama, mbase qëllimet e asnjërës prej palëve që thirrin takime nuk dihet saktësisht dhe mund të interpretohet në forma të ndryshme. Por, ajo që është e dëmshme është fakti se mungon një unifikim i qartë që do të qonte para politikat shqiptare në RMV, shkruan Zhurnal.

Rama do të mbledhë në Tiranë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar liderët e partive politike nga blloku shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në një takim jozyrtar në Tiranë, raportojnë mediat shqiptare. Takimi është planifikuar të zhvillohet ditën e martë. Nuk dihet arsyeja e mbajtjes së mbledhjes ende.

Mediat shqiptare kanë raportuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Bilall Kasami nga BESA, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, si dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH)), Menduh Thaçi, janë të ftuar në takimin e thirrur nga Rama në Tiranë.

Por, ende është e paqartë se a do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese të gjithë kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Të parët që kanë dhënë përgjigje publike ftesës së Edi Rames janë nga Lëvizja Besa, ku zëdhënësi i saj, Faruk Avdiu, doli me një prononcim për media, i cili tha se Bilall Kasami do të merr pjesë në takimin e ftuar nga Edi Rama por jo të ulet në një tavolinë me Ali Ahmetit. Sipas Avdiut, BDI çdoherë kur ka telash keqpërdor tryezën politike.

“Në si Lëvizje Besa nuk kemi asnjë dilemë të vetme tek qëllimi I pastërt të kryeministrit të Shqipërisë, për atë që interesohet për situatën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shqetësimi jonë si Lëvizje është tek Bdi dhe Ali Ahmeti, tek lojërat dhe hilet e tij sa I përket këtyre takimeve, pasi që çdo herë kur ai ka telashe brenda Bdi keqpërdor diçka të tillë, anada ne përgjigjemi pozitivisht ftesës së kryeministrit pa e parë të arsyeshme të ulemi e Bdi dhe Ali Ahmetin në një tryezë”, ka deklaruar Faruk Avdiu.

Kësaj ftese pritet dhe është e sigurt që pozitivisht do t’i përgjigjet kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, përshkak të miqësisë së afërt të tij me Ramen si dhe qëndrimet e përputhura në lidhje me shumë tema të tjera. Ndërkaq, pas ndryshimeve drastike në Aleancën për Shqiptarët duke ndërruar edhe kryetarin e partisë, pritet që kryetari i ri i kësaj partie, Arben Taravari, të merr pjesë në këtë takim, më shumë për tu promovuar si kryetar partie se sa në të vërtetë për qëllimin e takimit. Afrim Gashi nga Alternativa dhe Menduh Thaçi nga PDSH edhe nëse nuk marrin pjesë në takim nuk është se vërehet ndonjë mungesë e madhe, pasi qëndrimet e tyre varen prej qëndrimeve të BDI-së. Mbase, prezenca e këtyre dy të fundit më shumë do të kishte shërbyer për kapjen e një fotografie të mirë të një tavoline të mbushur me politikanë se sa për ndonjë gjë tjetër.

Një takim i ngjashëm ishte realizuar edhe para 6 viteve, por që rezultoi pa ndonjë efekt-

Një takim i të njëjtit format me liderë të asaj kohë, Ahmeti, Sela, Kasami, u organizua nga Rama në Tiranë më 29 dhjetor 2016, nga i cili takim doli një Deklaratë e përbashkët e partive politike shqiptare për ruajtjen e interesit të shqiptarëve. Ajo parashihte barazi të plotë gjuhësore përfshirë shqipen në Kushtetutë, zhvillim të barabartë rajonal, komision ndërkombëtarë për zbardhjen e plotë të rasteve të montuara si dhe një debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë.

Por, që gjashtë vite më vonë nuk janë vërejtur rezultat e kësaj deklarate të përbashkët askund në praktikë, edhe pse në vend ka pasur zhvillime të shumta por që nuk kanë qenë në koherencë me këto për të cilat janë dakorduar këta liderë. Madje, ishte shkas i sulmit të partive nacionaliste maqedonase se platforma të një shteti tjetër po aplikohen në Maqedoninë e Veriut.

Liderët që firmosën u zotuan se do të vazhdonin punën në Shkup për t’i përjetësuar këto zotime. Takimi i fundit i partive nënshkruese në Deklaratën e përbashkët ishte në korrik të vitit 2017. Më pas kreu i BDI-së, Ali Ahmeti kishte ftuar një takim tjetër, por ishte bojkotuar nga liderët tjerë për shkak të deklaratës së tij publike se “nuk ulet me horra” në pyetjen e gazetarit se a do të ulëte me Ziadin Selën, kryetarin dhe politikanin unifkues të kampit politik shqiptarë opozitarë. Bilall Kasami kishte bërë një përpjekje tjetër për të ulur bashkë liderët në muajin nëntor të vitit të kaluar, për të diskutuar statusin e shqipes në Kushtetutë, por edhe kjo përpjekje rezultoi pa sukses.

Ndryshe, lirshëm mund të konstatohet se liderët shqiptarë në RMV janë të paaftë për tu takuar, vetëm Rama dhe maqedonasit mund t’i ulin në tavolinë. Sepse, pas thirrjes së Kasamit për takim liderësh shqiptarë të gjithë refuzuan, e menjëherë më pas në thirrjen e Kovaçevskit të gjithë morën pjesë sikurse të jenë të detyruar. E kjo prodhon pasoja të dukshme në implementimin e politikave që janë në interes të shqiptarëve, sepse mungon edhe një unifikim i qartë përballë interesit kolektiv. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky