Agjencia Zhurnal.mk.

Liga Unike shfuqizon rregullin e pjesëmarrësit të fundit

Liga Unike ka marrë disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e bordit.

Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Ligës Unike është mbledhur për të diskutuar dhe për të marrë disa vendime për ndryshimin e rregullores, shkruan lajmi.net.

Njëri nga këto ndryshime ishte edhe ndryshimi i rregullit që vendi i fundit i sezonit të kaluar të mos marrë pjesë në këtë edicion në Ligën Unike.

Tani e tutje, vendi i fundit do të ketë mundësinë të paraqitet sërish në Ligën Unike.

“Shfuqizohet Neni 3.3 i Rregullores së Garave të edicionit 2020/2021 i cili e pamundësonte skuadrën e fundit të renditur të edicionit paraprak të Ligës Unike të merrte pjesë në edicionin vijues të Ligës Unike pavarësisht renditjes në kampionatin nacional”, deklaroi Liga Unike përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

Liga Unike pritet të fillojë në muajin tetor dhe para nisjes së Ligës do të organizohet edhe Kupa Mbarëkombëtare.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky