Agjencia Zhurnal.mk.

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Shkup, 22 Maj – Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast në Greqi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste të lisë së majmunëve në nivel global dhe afërsisht 50 raste të tjera të dyshuara.

Ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, nyje limfatike të fryra dhe lodhje janë disa nga simptomat e hershme të lisë së majmunit. Epidemiologu, njëherit edhe anëtarë i Komisionit për sëmundje Infektive Nevzat Elezi thotë se nuk ka hapësirë për panik.

Ajo që shqetëson popullatën janë ndryshimet lëkurore, të cilat quhen edhe si ethet e lëkurës në formë të puçrrave dhe një pamje e tillë, veçanarisht në ekstremitete të duarve, shqetëson popullatën dhe krijon panik. Nuk ka diçka shqetësuese, sepse nuk përhapet në mënyrë ajrore, tha epidemiologu Nevzat Elezi.

Mjeku Nevzati thotë se është sëmundje sezonale karakteristike për stinën e pranverës dhe verës. Pre e këtij virusi janë personat me imunitet më të brisht, ndërsa vdekshmëria është në përqindje shumë të ulët.

“Është një sëmundje që përhapet përmes kontaktit, te i sëmuri ka simptoma në lëkurë dhe prandaj përhapja nuk është masive. Nuk lë pasoja më të rënda dhe nuk llogaritet sëmundje vdekjeprurëse”, tha Elezi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky