Agjencia Zhurnal.mk.

Lipavski: Përgëzoj ministrin Osmani për kryesimin e suksesshëm me OSBE-në

Shkup, 13 korrik – Kryediplomati çek Jan Lipavski ka përgëzuar Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani për kryesimin e tij me OSBE-në. Ai ka bërë sot këtë koment gjatë konferencës për media në Shkup, së bashku me ministrat tjerë të formatit të a.q. Sllavkov – kryediplomatin austriak Aleksander Shallenberg dhe kryediplomatin sllovak Mirosllav Vllahovski.

“Jeni 100% në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, si dhe mbështesni e zbatoni të gjitha sanksionet kundër Rusisë dhe ju falënderoj për këtë. Dëshiroj të përgëzoj Maqedoninë e Veriut dhe personalisht ministrin Osmani për kryesimin e suksesshëm të OSBE-së”, ka deklaruar Lipavski.

Së fundmi lëvdata për kryesimin ne OSBE-në, në adresë të ministrit Osmani ka dërguar edhe Sekretari i shtetit amerikan, Entoni Blinken.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky