Shkup, 22 shkurt – Ljube Boshkovski lirohet nga akuza se në mënyrë joligjore ka finansuar fushatën zgjedhore, informon Zhurnal.
Për rastin “Fushata” ai tanimë ka vuajtur dënim me burg prej pesë viteve në Idrizovë, e tani gjykata konfirmoi se nuk ka dëshmi për veprën e tij. Boshkovski ishte liruar përshkak se mungonte dëshmitari mbrojtës të cilin MPB e kishte evidentuar në gjykatë, dhe nuk mund të konfirmonte se Boshkovski ka marë të holla nga person jashtë vendit. Pas hyrjes në fuqi të aktvendimit, Boshkovski do të fshihet nga evidenca si person i dënuar.
Boshkovski akuzohej se ka marë para për fushatë nga shtetas i huaj i cili në procesin ishte dëgjuhar si dëshmitar me pseudonimin 31.
Pas procesit të përsëritur, ai nuk dëshmoi më, e gjykatësja Ilievska Josipoviq tha se gjykata ka tentuar ta thërrasë për dëshmi por nuk ka arritur ta gjejë.
Edhe Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në qershor të vitit 2020 kishte vlerësuar se Boshkovskit i janë shkelur të drejtat për gjykim të drejtë.
Ai nga burgu doli në vitin 2016 ndërsa ishte arrestuar më 6 qershor 2011, e për arrestimin e tij ishte hapur edhe lëndë tjetër me emrin “Tortura” ku i akuzuar ishte Sasho Mijallkov./Zhurnal.mk