Klubi Futbollistik “Llapi” njofton se nesër më 6 qershor, e hënë fillojnë përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare.
Stërvitja e parë do mbahet në fushën sintetike në Dumosh nga ora 18:00 dhe do të jetë e hapur për media.
Pas një pushimi dhjetë ditor, skuadra i rikthehet punës për ndeshjet e raundit të parë kualifikues të UEFA “Conference League” të cilat nisin nga data 7 korrik.
Kundërsharin për rrethin e parë, skuadra e Llapi e mëson më 14 qershor në shortin që do hidhet në Nyon të Zvicrës.