Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së 25-të në BKT Superligë.
Derbi i kësaj jave përfundoi pa fitues, me Gjilanin që barazoi në minutat e fundit të ndeshjes.
Por aspak të kënaqur me gjykimin e kësaj ndeshje mbetën llapjanët, me trajnerin Tahir Batatina që u tregua i ashpër në fund të ndeshjes.
Batatina deklaroi për mikrofonat e Art Sport se sa të jetë ai në Llap, Gramos Shala nuk do ta gjykojë më skuadrën e tij.
Por edhe më i ashpër ka qenë reagimi i Llapit në faqen zyrtare, duke shkruar se paraqitja e Shalës ishte tendencioze duke shkelur mundin e futbollistëve dhe donatorëve të klubit.
“Ka përfunduar me barazim trilleri i krijuar nga akteri kryesor i kësaj ndeshje, Gramos Shala, akter jo për të mirën e futbollit por për anën tendencioze dhe paraqitjen e tij ekstrem të dobët në një derbi siç ishte ndeshja ndaj Gjilanit”.