Agjencia Zhurnal.mk.

Lloga në takim me drejtorin e NDI-së, Hejzlet, për reformën e procesit zgjedhor

Shkup, 15 mars – Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga realizoi takim me drejtorin e NDI-së në vend, Robert Skot Hejzlet. Në këtë takim u bisedua lidhur me procesin e reformës zgjedhore dhe formimin e grupit të punës për këtë qëllim.

Ministri Lloga ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën nga ana e NDI-së e cila do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me synim përparimin dhe demokratizimin e procesit zgjedhor në vend.

Lloga e informoi Skot Hejzlet për përkushtimin që i tërë procesi të jetë gjithëpërfshirës, ndërsa zgjidhjet të miratohen me konsensus, duke i përfshirë vërejtjet dhe sugjerimet e partive politike, ekspertëve dhe organizatave joqeveritare. Përfaqësuesit e NDI-së mes tjerash u informuan se VMRO-DPMNE-së i jepet mundësia të propozojë kryesuesin e grupit punues.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky