Shkup, 10 tetor – Kultivojmë vlera të respektit të ndërsjelltë, drejtësi, mundësi të barabarta – Një shoqëri për të gjithë dhe nuk kemi as kohë, as njerëz për ndarje, për nacionalizma, për urrejtje, jemi bashkë. Punojmë bashkë për zhvillim më të shpejtë dhe human të komunës, për zhvillim më të shpejtë të atdheut tonë të përbashkët, porositi zëvendëskryetarja e Lidhjes socialdemokrate, Sanja Llukarevska në takimin me qytetarët e Komunës së Çairit.
“Çairi krenohet me traditën e vet dhe shpejt zhvillohet në komunë moderne. Me mbështetje të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja janë siguruar 690.00,00 euro për Komunën e Çairit nga granti nga Banka botërore për ndërlidhje të rrjetit rrugor lokal, u rikonstruuan dhe në rrjedhë është rikonstruimi i disa rrugëve”, theksoi Llukarevska.
Ajo shtoi se pushteti kujdeset edhe për më të rinjtë, duke investuar në kopsht të ri në Çair me kapacitet prej 350 fëmijëve, si dhe në rikonstruimin dhe përmirësimin e kushteve në disa shkolla, ndërkaq e përmirësoi edhe infrastrukturën komunale përmes rikonstruimit të ujësjellësve dhe kanalizimeve ekzistuese dhe investon në mbrojtje të vlerave kulturore.
Ajo theksoi se LSDM dhe koalicioni në këto zgjedhje e ka “Më të mirën për zhvillim të secilës komunë, për jetë më të mirë të secilit qytetar, për mbështetje të të rinjve, të grave, të fëmijëve”.
“Për Lidhjen socialdemokrate dhe koalicionin secili është i rëndësishëm, ndërtojmë shoqëri të barabartë dhe të drejtë për të gjithë, prandaj më 17 tetor votoni për numrin 12, për listën e këshilltarëve të kryesuar nga Maria Veljovska Kondovska, për Më të mirën për Çairin”, porositi Llukarevska.