Agjencia Zhurnal.mk.

Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Vizitorët me fat të parkut në Richmond të Londrës patën rastin të shohin një numër të madh të delfinëve.

Shikuesit u surprizuan në shëtitjen e fundjavës kur atyre iu bashkuan një grup delfinësh përgjatë lumit Richmond Lock dhe Footbridge.

Disa prej kalimtarëve frikësoheshin se gjitarë ishin bllokuar në ujë andaj i thirrën edhe zjarrfikësit, shkruajnë mediat e huaja.


https://metro.co.uk/video/embed/3172327


“Kishte disa vetura, dy zjarrfikëse nën urë dhe një tjetër që vinte, mendova se kjo ishte pak e çuditshme”, tha James Moon.

“Një nga zjarrfikësit tha se u thirrën pasi mendonin se ishin bllokuar delfinët. Ata nuk ishin të qartë sepse mund t’i shihje duke dalë në sipërfaqe e duke u ngatërruar afër njëri-tjetrit”, shtoi Moon.

Bëhet e ditur se përreth lumit kishte plot fëmijë e prindër që i shikonin gjitarët detar dhe i filmonin ata.

Ndryshe, delfinët mendohet se ishin nga Atlantiku pasi përmbanin vija të bardha në trup.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky