Loredana dhe Mozziku vazhdojnë e komentohen lidhur me marrëdhënien e tyre.
Veprimet e tyre marrin vëmendje mediatike, duke u komentuar jashtëzakonisht shumë.
Së fundi, veprimi i Loredanës ka ngritur dyshime për një ribashkim mes tyre.
Ajo ka ripostuar fotografitë ku kanë dalë së bashku në rrjetin social ‘Instagram’.
Rikthimi i fotografive për ndjekësit ishte një lajm i mirë pasi që mendohet se dyshja mund të rikthejnë lidhjen e dashurisë që kishin dikur.
Ndryshe, ata janë prindër të një vajze.