Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM-ja dhe VMRO-ja përplasen për vrasjen në Bllacë

Shkup, 27 shkurt – Për vrasjen e djeshme nuk munguan as përplasjet mes dy partive më të mëdha politike maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Që të dy partitë akuzojnë njëra tjetrën për paaftësi, të siç thonë, kontrollin e narko-klaneve. Nga VMRO thonë se këto vrasje kanë filluar që në kohën e Oliver Spasovskit, ndërsa shtojnë se BDI dhe LSDM, gjithmonë kanë fituar vota në prag të zgjedhjeve me ndihmë të po këtyre narkoklaneve.

Cila parti ka lidhje me narko-klanet? LSDM-ja dhe VMRO-ja përplasen për vrasjen në Bllacë
“Vrasja e cila ndodhi mbrëmë është vazhdim i përplasjeve të gjakosura mes narko-klaneve, vrasjet e të cilave filluan kur Oliver Spasovski ishte ministër i brendshëm. Fuqia e tillë e këtyre klaneve vjen përshakk faktit se Spasovski, Zaev dhe Kovaçevski e bënë MPB-në shërbëtorë të kriminelëve, e me ndihmë të narko klaneve, BDI dhe LSDM mernin vota në disa cikle zgjedhore.”- deklaroi VMRO-DPMNE.

E nga ana tjetër LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe ministrin e tyre të brendshëm, Panço Toshkovski, se të njejtët nuk kanë kapacitet që të zbardhin rastin. Siç thotë zëdhënësi i kësaj partie, Darko Kaevski, Toshkovski e ka bërë Maqedoninë si Kolumbia në vitet e 90ta.

“Sipas informacioneve të para të mediave, bëhet fjalë për përplasje kriminale mes personave të nëntokës. Ministri dhe kryeshefi i SPB Shkup të cilët i ka vendosur Mickoski tregojnë se nuk kanë kuadër për udhëheqje të MPB-së. A është vetëm paaftësi e kuadrove të Mickoskit në MPB apo strukturat e afërta me DPMNE-në, përpiqen të përfshihen në biznese jolegale me drogë.- tha Darko Kaevski – Zëdhënës i LSDM-së.

Përndryshe siç njoftoi paraprakisht Ministria e Punëve të Brendshme, të ndjerin Z.T, të vdekur e ka gjetur vëllau i tij, N.T, në rrugën lokale që çon drejt Bllacës së Epërme.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky