Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Shkup, 25 shkurt – Sipas LSDM-së së ish kryeministrit, Kovaçevski, me qeverisjen e kësaj partie, rroga mesatare në vend ka kapur shifra rekord prej 40 mijë denarëve, përcjell tvklan.mk. Nga LSDM bëjnë krahasime të rrogës minimale dhe asaj mesatare gjatë qeverisjes së tyre dhe gjatë kohës kur me vendin qeveriste VMRO-DPMNE.

“Me LSDM-në, paga mesatare ka arritur rekord prej 40.000 denarë dhe ky është niveli më i lartë i rritjes së pagave në vendin tonë në histori. Për dallim nga koha e DPMNE-së, kur paga mesatare ishte 22.000 denarë ose mezi arrinte 360 euro, sot paga është 650 euro, që është një rritje prej 290 euro për vetëm pak vite. Përveç pagës mesatare, pason rritje e pagës minimale në mbi 22.500 denarë, pas harmonizimit të Ligjit për pagën minimale, që nga muaji i ardhshëm. LSDM-ja e rriti pagën minimale 4 herë për 6 vjet, ndërsa në kohën e DPMNE-së paga minimale ishte 8.050 denarë”, thonë nga LSDM.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky