Shkup, 8 Maj – Hristijan Mickoski promovon projektet e LSDM-së sepse kryetarët e tij nuk kanë bërë asgjë për 6 muaj, kështu që dje në Ohër së bashku me kryetarin Kiril Peçakov promovuan një projekt të LSDM-së. Kryetarët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë realizuar asnjë projekt të rëndësishëm për qytetarët, nuk i kanë realizuar premtimet zgjedhore dhe nuk kanë filluar asnjë projekt kapital, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Nga atje theksojnë se kryetarja Arsovska për gjashtë muaj nuk ka realizuar asnjë projekt. Nuk ka transport publik falas, nuk ka parqe të reja dhe gjelbërim, projekti modern i transportit BRT është anuluar dhe nuk ka 250 autobusë të rinj të gjelbër.
“Kryetarët nga VMRO-DPMNE janë zhgënjimi më i madh për qytetarët.
Për këtë arsye Mickoski kërcënon me një lloj radikalizimi dhe bllokada, prandaj flet për zgjedhje të parakohshme në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike.
Mickoski e di shumë mirë se rejtingu i partisë po bie dhe se pret humbje në zgjedhjet e rregullta parlamentare”, thonë nga LSDM.