Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Mickoski tradhtoi qytetarët, kryetarët e OBRM-PDUKM-së janë zhgënjimi më i madh

Shkup, 17 korrik – Pas 20 muajve të mandatit të pushtetit lokal të OBRM-PDUKM-së në Shkup dhe mbi 40 komunave në mbarë vendin, konstatohet se kryetarët e OBRM-PDUKM-së i zhgënjyen plotësisht qytetarët, akuzojnë sot nga LSDM.

“Ajo që u është premtuar qytetarëve nuk realizohet, nuk ka projekte të reja, nuk ka zhvillim.

Nga Shkupi, kryetarët e paaftë të OBRM-PDUKM-së kanë krijuar një deponi të madhe, kanë krijuar një qytet të papastër dhe jofunksional që po regresohet.

Në Shkup nuk realizohet asnjë projekt në qytet, ndërsa projektet nga pushteti i kaluar lokal i LSDM-së janë në ngecje.

Të njëjtën gjë e shohim edhe në komunat tjera të udhëhequra nga kryetarët e OBRM-PDUKM-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se nuk ka projekte të reja, por për këtë OBRM-PDUKM godet xhepat e qytetarëve me fatura më të larta.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky