Shkup, 10 janar – Në selinë e LSDM-së sonte filloi seanca e Këshillit qendror të partisë pasi paraprakisht përfundoi edhe seanca e Këshillit ekzekutiv.
Në dy organet e partisë duhet të vërtetohen emrat për përbërjen e Qeverisë së re.
Kryetari i LSDM-së dhe mandatar, Dimitar Kovaçevski në seanca i prezentoi emrat për përbërjen e kabinetit qeveritar, pas çka duhet propozimet të dorëzohen për votim në Kuvend.
Lideri i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e qeverisë së re, Kovaçevski pritet nesër në Kuvend të dorëzojë propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin e ri qeveritar, ndërsa në fund të kësaj jave të mbahet seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë.
Kostadin Kostadinov, anëtar i KE të LSDM-së dhe kryetar aktual i Strumicës, para fillimit të Këshillit ekzekutiv deklaroi se nuk do të ishte parimore, siç tha, t’i spekulojë emrat e propozuar për anëtarë të qeverisë para se ato t’i kumtohen trupave dhe organeve të partisë.
I pyetur nga gazetarët nëse emrat të cilat përmenden janë të pranueshme për pjesën më të madhe të anëtarësisë, Kostadinov theksoi se nuk do të komentojë asgjë pa i dëgjuar zyrtarisht në KE dhe KQ.
“Unë jam i sigurt se ka kapacitet lidershipi i ri i partisë para KE dhe KQ ta ofrojë më të mirën për partinë dhe për shtetin për momentin”, deklaroi ai.




