Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Nuk do të lejojmë që qytetarët të humbasin edhe 11 vite

Shkup, 18 korrik – Nga LSDM thonë se pas disa viteve të kaluara në dhomën e pritjes, shteti tani ka një mundësi historike për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe për të siguruar të ardhmen e saj evropiane.

Ata theksojnë se është përgjegjësi e të gjitha partive politike dhe të gjithë deputetëve për të arritur qëllimin strategjik shumëvjeçar, anëtarësimin e plotë në BE.

“Hristijan Mickoski mund të izolohet, por nuk ka të drejtë të izolojë shtetin, LSDM nuk do ta lejojë këtë. Së bashku me partnerët e koalicionit dhe të gjithë ata që janë për të ardhmen evropiane të vendit, nuk do të lejojmë që qytetarët të humbasin edhe 11 vite në izolim, siç ndodhi në kohën e pronarit të Mickoskit, Nikolla Gruevskit.

Do të bëjmë gjithçka për të vazhduar rrugën evropiane të vendit, për ta futur Maqedoninë në BE dhe për ta realizuar qëllimin strategjik të vendosur që nga dita e pavarësisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky