Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: OBRM-PDUKM dhe BDI po bëjnë lojë të rrezikshme me strukturën multietnike

Shkup, 26 prill – LSDM e ka dëgjuar mesazhin nga qytetarët dhe e pranon. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për çdo qytetar, për një të ardhme progresive dhe evropiane të Maqedonisë. Ende nuk është vendosur rezultati i zgjedhjeve të 8 majit, thonë nga LSDM.

“Me të djathtët mund të përballemi me skenarë të errët nga e kaluara, të cilat do t’i japin fund perspektivave evropiane dhe do të çojnë në një izolim të ri të gjatë dhe ndarje të reja në shoqëri.

Tashmë shihet se OBRM-PDUKM dhe BDI po bëjnë lojë të rrezikshme me strukturën multietnike të shoqërisë sonë. Tensionet që po shpërthejnë tani mes maqedonasve dhe shqiptarëve mund të na kthejnë në të kaluarën e shëmtuar.

Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët të dalin dhe të votojnë më 8 maj, për një shtet të avancuar, një shtet në të cilin do të kemi një standard më të mirë jetese. Nuk ka heqje dorë nga e ardhmja!”, thonë nga LSDM.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky