Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Rasti i ri i hapur nga Prokuroria, dëshmon se VMRO është partia më e kriminalizuar në Evropë

Shkup, 7 prill – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, sot përmes një komunikate për media, ka reaguar për hetimin e fundit të Prokurorisë, lidhur me fasadën e Qeverisë nga Shkupi 2014, ku përsëri në shenjë është VMRO-DPMNE-ja dhe funksionarët e saj.

Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, Nikolla Gruevski dhe partia e tij ka përfituar rreth 8 milion euro duke manipuluar me tenderimin për rikonstruim, informon Zhurnal.

“Prokuroria ka hapur hetim për rast të ri të krimit në Shkupi 2014, gjegjësisht me fasadën e Qeverisë, përsëri e lidhur me partinë më të kriminalizuar VMRO-DPMNE dhe ish funksionarë të saj.

Siç është njoftuar kompani private me “aminin” e drejtorit të atëhershëm të shërbimit për çështje të përgjithshme të Qeverisë dhe bashkëpunëtor i afërt i Nikolla Gruevskit, duke kurdisur tenderin për rikonstruim të objektit të Qeverisë, ka përfituar rreth 8 milion euro. Ai është Nikolla Gruevski i njejtë të cilit Hristijan Mickoski i ka shërbyer si këshilltar e më pas dhe sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Siç shtojnë më tej nga LSDM, i njejti person ka blerë tre patundshmëri dhe me çmim shumë më të ulët i’a ka shitur VMRO-DPMNE-së.

“E gjithë kjo ka ndodhur kur regjimi ka qenë në vitet e saja më të fuqishme, kur ligjet nuk vlenin për persona të afërt me VMRO-DPMNE-në, kur njerëz nga pallati i bardhë dhe persona të afërt me to u pasuruan brenda natës, derisa qytetarët po fundoseshin në varfëri. Shumë raste, ndërsa edhe kjo e fundit e konfirmojnë se VMRO-DPMNE është partia më e kriminalizuar në Evropë”, thuhet në komunikatën e sotme për media të LSDM-së./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky