Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Shteti është gati për procesin e negociatave me BE

Shkup, 24 korrik – Vazhdojmë në rrugën evropiane, vendi është i gatshëm për procesin e negociatave me BE-në, i cili sjell përfitime të shumta, që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të jetojnë si të gjitha kombet e tjera të Bashkimit Evropian, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Pas 17 vitesh pritje realizohet një tjetër përcaktim strategjik i vendosur në ditën e pavarësisë dhe ai është anëtarësimi i plotë në BE. Ne hyjmë në BE si maqedonas, të cilët flasin gjuhën maqedonase, me identitet të mbrojtur, veçori historike dhe kulturore.

Negociatat për anëtarësim në BE nisën me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe menjëherë pas kësaj filloi procesi i skriningut, i cili do të pasohet me hapjen e kapitujve të parë.

Fillon një periudhë pune e vështirë dhe e përkushtuar për reformat, për harmonizimin e ligjit tonë me të drejtën evropiane, për zhvillimin ekonomik, politik, social, cilësinë më të lartë të jetës, standardet e larta për respektimin e shtetit të së drejtës”, theksojnë nga LSDM.

Ndihma e vazhdueshme dhe e shtuar që do të ofrojë Bashkimi Evropian në periudhën e ardhshme, theksojnë nga atje, do t’u mundësojë qytetarëve dhe ekonomisë së Maqedonisë të marrin mbështetje konkrete dhe reale.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky